Auto

Fordi do t’i investojë 3,7 miliardë dollarë për vetura të reja

Foto: AP
 

Fordi njoftoi së fundmi një investim të ri prej 3.7 miliardë dollarësh në tri shtete amerikane për të ndërtuar një Mustang të ri, dhe për të rritur prodhimin e kamionëve dhe furgonëve, duke përfshirë modele të reja elektrike.

“Prodhuesi i automjeteve me bazë në Michigan do të investojë 2 miliardë dollarë në shtetin e tij të origjinës, një investim që do të krijojë 2.000 vende të reja pune”, bëri të ditur Fordi në një njoftim.