Auto

Veturat më të shitura në muajin prill në Evropë

Sipas të dhënave të publikuara nga Jato Dynamics, në prill janë shitur 821 mijë vetura në 27 tregje evropiane, që është 20 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Modeli më i shitur në prill të vitit 2022 ishte Peugeot 208 me 15.615 njësi, 15 për qind më pak se në prill 2021. Në vendin e dytë ishte Volkswagen T-Roc (13.998), dhe në vendin e tretë ishte Dacia Sandero (12.913 njësi).

Lista e 10 modeleve më të kërkuara në muajin prill në 27 tregjet e Evropës.

1. Peugeot 208 -15.615 njësi

2. Volkswagen T-Roc - 13.998

3. Dacia Sandero - 12.913

4. Fiat 500 - 12.835

5. Ford Puma - 12.601

6. Toyota Yaris - 12.448

7. Opel/Vauxhall Corsa - 11.843

8. Toyota Corolla - 11.678

9. Kia Sportage - 11.653

10. Fiat Panda - 11.554