Mercedes-Benz ofroi një pamje sesi e ardhmja plotësisht elektrike do të ngjajë. Prodhuesi gjerman i veturave prezantoi konceptin e Vision AMG, një veturë elektrike sportive e cila do të debutojë nën brendin AMG, shkruan AutoExpress.
Dizajni i sasisë të ulët me katër dyer, me ngjyrë gri dhe vija jeshile të ngjan me një veturë të Formulës 1. Ajo që bie në sy është se dritaret anësore dhe xhami i pasmë i Vision AMG kanë ngjyrë të argjendtë njëlloj si sasia.
Vetura do të jetë e para sportive e AMG, duke iu bashkuar modeleve aktuale si EQE dhe EQS. Kompania nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me performancën e as çmimin. Vetura pritet të dalë në rrugë më 2025.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Mercedesi rriti investimet në vetura elektrike në 63.6 miliardë dollarë të cilat do të shpenzohen mes viteve 2022 dhe 2026.