Auto

Bentley elektrik do të kushtojë mbi 250 mijë euro

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley, po përgatit diçka shumë interesante. Vetura e saj e parë elektrike do të jetë në treg në vitin 2025, do të ketë 1400 kuaj/fuqi dhe do të arrijë 96 km/h për 1.5 sekonda, ka konfirmuar shefi i Bentleyt, Adrian Hallmark, shkruan AutoExpress.

“Tani kemi 650 kuaj/fuqi me GT Speed dhe ky numër do të jetë dy herë më i lartë me veturën elektrike”, ka thënë Hallmark.

Sa i përket dizajnit, Bentley nuk e specifikoi formën e automjetin të parë elektrik. EV i Bentleyt do të bazohet në platformën Premium Performance Electric (PPE) të Volkswagenit, të zhvilluar nga Audi dhe Porsche.

Bentley elektrik pritet të kushtojë më shumë se 250 mijë euro.