Auto

Mercedesi do të fokusohet te veturat luksoze

Prodhuesi gjerman, Mercedes-Benz, ka përjetuar rritje në dhjetë vjetët e fundit falë automjeteve kompakte më të përballueshme. Tani, Mercedes-Benzi do të përqendrohet në veturat luksoze sepse ato ofrojnë shanset më të mira për rritje ekonomike dhe ruajtjen e vendeve të punës, ka konfirmuar shefi Ola Kelenius në një konferencë të premten, shkruan AutoExpress.

Prodhuesi gjerman dëshiron të përmirësojë modelet e tij bazë në të ardhmen.

Kjo mund të nënkuptojë fundin e modeleve të A ​​dhe B Class, megjithëse drejtori i kompanisë nuk pranoi të përgjigjet drejtpërdrejt se cili prej modeleve më të lira nuk do të prodhohet më.

“Do t’ia lë në dorë imagjinatës tuaj”, shtoi ai.

Kërkesa e lartë për vetura luksoze, si S-Class, por edhe versionet Mercedes-Maybach dhe AMG, është forca shtytëse e këtij vendimi të prodhuesit gjerman.

Mercedes shiti rreth dy milionë vetura në vitin 2021, 5% më pak se një vit më parë, kryesisht për shkak të problemeve me furnizimin me çipa.