Numri i veturave të reja të shitura në Evropë pësoi rënie për të dhjetin muaj radhazi, pasi problemet e zinxhirit të furnizimit vazhdojnë të kenë ndikim të madh në prodhimin e veturave, treguan të mërkurën të dhënat e industrisë, shkruan Reuters.
Numri i automjeteve të reja të regjistruara në Bashkimin Evropian, Britani dhe Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) në prill u ul me 20.2% nga viti në vit, treguan të dhënat nga shoqata e prodhuesve të makinave në rajon (ACEA).
Të katër tregjet kryesore të Bashkimit Evropian - Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca - kontribuan në rënie, shtoi ACEA.
Problemet e zinxhirit të furnizimin, lufta në Ukrainë e disa kufizime anti-COVID kanë kontribuar që shitja e veturave të vazhdojë të bie.