Auto

Specifikat dhe çmimi i Mercedes-Benz pickup i ri X-Class

Descriptive Text

Mercedes ka një histori në prodhimin e furgonave për tregun e automjeteve komerciale, ndërsa tani ka prodhuar pickup e parë të quajtur X-Class.

Mercedes-Benz X-Class është krejtësisht model i ri nga kjo kompani, ndërsa kushton rreth 32 mijë euro, transmeton koha.net.

X-Class është si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Mercedes dhe Renault-Nissan, ndërsa është i bazuar në pick-up japonez, Navara.

Profili nga anash i X-Class është shumë i ngjashëm me Navaran, por nga para dhe pas ka pamjen krejtësisht të Mercedesit.

Nissan ishte njëri nga ofruesit e pickupëve më të mëdhenj në shumë tregje të botës, por tani X-Class është 40mm më i gjatë, ndërsa 21mm më i ulët se Navara.

Motorët që do të ofrohen me këtë model janë, njëri me katër e tjetri me gjashtë cilindra me naftë, X220d me 161 kuaj fuqi si dhe 250d me 188 kuaj fuqi, që të dy 2.3 litërsh, ndërsa si model standard kanë gjashtë marshe manuale por ofrohet edhe ai me shtatë shpejtësi automatike.

Të gjitha modelet e X-Class vlerësohen se mund të mbajë ngarkesa deri në 1.1 ton.

{gallery}