Auto

Volkswagen Aero B i ri spiunohet para lansimit më 2023

Modeli i ri Volkswagen Aero B është spiunuar gjatë testimeve, duke dhënë pamjen më të përafërt deri tash për rivalin e Tesla Model 3.

Vetura e re, krejtësisht elektrike, do të ruajë detajet e dizajnit të linjës ID. Në dizajn vërehet aerodinamika më e ulët, por mbulohen detajet e grilës dhe dritave, shkruan AutoExpress.

Aero B pritet të rivalizojë Tesla Model 3 dhe Hyundai Ioniq 6 kur të lansohet më 2023.

Koncepti fillimisht pati emrin ID.Vizzion. Ai qe prezantuar më 2018 në panairin e veturave në Gjenevë.

Kompania pati premtuar atë kohë se vetura mund të ecë deri 600 kilometra distancë me një mbushje të vetme.

Sa i përket performancës, përshpejtimi deri 100 kilometra për orë mund të arrihet për 5.5 sekonda.

{gallery}