Auto

Rënia e shitjeve nuk është problem, Audi po thyen rekorde

 

Vetura gjermane Audi pati një rënie në shitje në tremujorin e parë, por prodhuesi i veturave ende mund të mburret me fitime rekord, shkruan Reuters.

Fitimi i Audi u dyfishua në 2.9 miliardë euro, që është fitimi më i lartë ndonjëherë në tremujorin e parë, njoftoi kompania. Ndër të tjera, Audi ka përfituar nga efektet pozitive të lëndëve të para të marra, të cilat i kanë sjellë 1.2 miliardë euro.