Auto

Ka mjaftueshëm nikel dhe litium për të prodhuar 14 milionë vetura elektrike më 2023

 

Të dhënat tregojnë se ka mjaftueshëm nikel dhe litium për të prodhuar deri në 14 milionë vetura elektrike (EV) më 2023 në të gjithë botën, kështu që Evropa duhet të sigurojë më shumë lëndë të para për t'u pavarësuar nga nafta, ka thënë të martën grupi i fushatës Transport dhe Mjedis (T&E), raporton Bloomberg. 

Në një studim të bazuar në të dhënat e BloombergNEF mbi vëllimet maksimale globale të nikelit dhe litiumit të nivelit të baterisë EV, T&E ka thënë se në vitin 2025 do të kishte mjaftueshëm për të prodhuar 21 milionë EV globalisht.