Mijëra punëtorë të fabrikave të veturave në Kaluga të Rusisë, janë larguar nga puna si pasojë e krizës, pas vendosjes së sanksioneve nga shtetet perëndimore, raportoi Reuters të martën.
Zyrtarët e rajonit Kaluga, 190 kilometra ne jugperëndim të Moskës, thanë se kanë tërhequr më shumë se 1.3 trilionë rubla investime që nga 2006-a, mirëpo sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, kanë përkeqësuar jetën dhe zhvillimin.
Dy fabrikat kryesore në këtë rajon, Volkswageni i Gjermanisë dhe Volvo e Suedisë, i kanë ndaluar prodhimet.
Ndërsa, fabrika ruse PSMA, që është sipërmarrje e përbashkët me Stellantisin dhe Mitubishin, deklaroi se i ka 2 mijë punëtorë, por së shpejti mund ta ndalojë prodhimin për shkak të mungesës së pjesëve teknike.