Auto

Toyota GR 86 e re do të shitet me çmim mbi 30 mijë euro

Çmimi për një Toyota GR 86 të re është rritur në mbi 30.000 euro përpara dërgesave te klientët, fazë që në Britani të Madhe do të nisë në muajin korrik.

Një çmim fillestar prej 29,995 funtesh e bën atë një nga coupet sportiv më të përballueshëm aktualisht në shitje, me gjithë rritjen e çmimit.

Toyota së fundmi konfirmoi se do të shesë GR 86 për vetëm dy vjet në Evropë, pasi nuk përputhet lehtësisht me rregulloret e reja. Si rezultat i kësaj, blerësit e interesuar duhet të veprojnë shpejt për të bërë porositë e tyre.

Vetura me katër ulëse u zbulua vitin e kaluar së bashku me gjeneratën e dytë Subaru BRZ, me të cilën u zhvillua bashkërisht dhe bëri debutimin e saj dinamik në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.

Toyota thotë se fokusi kryesor ka qenë në ruajtjen e karakteristikave "thelbësore argëtuese për të vozitur" GT86, e cila u lansuar për herë të parë në vitin 2012 dhe një pjesë kryesore e kësaj ka qenë minimizimi i peshës.

Vetura e re ka një peshë prej 1.270 kg, që është 5 kg më e lehtë se “origjinali”.