Skuderia amerikane e Formula 1, Haas nuk do t’i ketë ngjyrat e flamurit të Rusisë në bolid në testin e fundit parasezonal në Barcelonë, në shenjë proteste pas sulmit rus ndaj Ukrainës.
Haas e ka sponsor gjeneral grupin “Urakali” nga Rusia dhe bolidin e ka të mbuluar me ngjyrat e flamurit të këtij shteti. Haas ka konfirmuar se bolidët do të paraqiten pa ngjyrat e zakonshme: kaltërt, bardh dhe kuq që janë të flamurit të Rusisë të premten në shtegun e Barcelonës.
Në vend të këtyre ngjyrave, Haas ka njoftuar se bolidët do të jenë plotësisht me ngjyrë të bardhë.