Auto

Turqia paraqet veturën e saj të parë në Las Vegas

 

Vetura e parë e prodhimit turk bëri debutimin publik në CES 2022, ekspozita më e madhe në botë e elektronikës, e cila po mbahet në qytetin amerikan Las Vegas.

“Ne e përkufizojmë veten si një kompani teknologjike. Kjo është arsyeja pse ne jemi në CES, vendi ku mblidhemi për inovacionet e fundit teknologjike dhe risitë”, tha në konferencë për media Gurcan Karakaş, drejtor ekzekutiv i Grupit të Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), konsorciumi që zhvilloi automjetin.