Auto

Peugeoti nga viti 2030 do të prodhojë vetëm vetura elektrike për tregun evropian

 

Peugeoti u është bashkuar disa kompanive që kanë premtuar se në dekadën e ardhshme nuk do të ofrojnë për shitje vetura me motor me djegie të brendshme për tregun evropian.

Sipas planeve të fundit, Evropa do të jetë ndalesa e parë në rrugën e Peugeotit drejt elektrifikimit të plotë, sepse kompania franceze nën kujdesin e grupit Stellantis njoftoi se nga viti 2030 do t'u ofrojë evropianëve vetëm vetura elektrike.