Auto

Del në shitje motori i bolidit kampion të Ferrarit

 

Tifozët e Ferrarit dhe të Formula 1 tashmë kanë mundësinë të zotërojnë një pjesë të historisë së këtij kampionati, pasi motori i bolidit kampion tashmë ka dalë në shitje.

Bëhet fjalë për një motor V10 që është përdorur në sezonin 2003, kur skuderia e Ferrarit doli kampione në konkurrencë indviduale me Michael Schumacherin dhe në konkurrencë të përgjithshme.