Auto

Suzuki konfirmon, vetura e parë elektrike vjen më 2025

Suzuki ka konfirmuar se do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike më 2025, duke u bërë prodhuesi më i ri që i futet “autostradës” së linjave me vetura me zëri emetim.

Toshiro Suzuki, presidenti i korporatës, e bëri njoftimin gjatë lansimit të modelit të ri S-Cross.

Suzuki konsiderohet si i vonuar në adaptimin e teknologjisë elektrike. Deri tash, kompania s’ka prodhuar vetura të tilla, ndërsa ofron modele hibridë.

Partneriteti me Toyotan shihet si kyç për përmirësimin e bilancit të kompanisë. Nuk është e qartë nëse partneriteti teknik do të zgjerohet edhe në vetura elektrike, por pritet që Suzuki të përfitojë nga teknologjia e motorëve elektrikë nga Toyota bZ4X SUV.

Suzuki mund ta ndjekë të njëjtën me Subarun.