Auto

Kalashnikovi pos pushkëve do të prodhojë edhe vetura elektrike

Kompania është e njohur për pushkën automatike AK-47, paralajmëroi këtë synim qysh në vitin 2018, kur "paketoi" motorin elektrik në një version “hatchback” të kohës sovjetike. Ishte një veturë e mirë, por e projektuar "tmerrshëm".

Prodhuesi rus tani ka shkuar një hap më tej në dizajn dhe po zhvillon një veturë për mjediset urbane. Kallashnikovi ka dorëzuar së fundmi dokumente për patentim të një veture konceptuale me energji elektrike. Më parë është zbuluar Izh UV-4, por koncepti me tri pika është diçka e re.

Koncepti UV-4 është një kombinim i veturës elektrike Renault Twizzy 2011 dhe Gordon Muray T27. Trupi nuk është veçanërisht i bukur, vetura ka katër rrota, kabina është e thjeshtë dhe dyert të kujtojnë stilin ushtarak. Edhe pse i vogël, 340 cm i gjatë, 150 cm i gjerë dhe 178 cm i lartë, UV-4 duket sikur është gati për të luftuar.

Brendësia është po aq e thjeshtë, por me siguri do të ketë ajër të kondicionuar, një lloj sistemi info-argëtimi dhe të ngjashme.

UV-4 fuqizohet nga një motor elektrik që zhvillon 67 kuaj fuqi, por edhe pse nuk është shumë, duhet pasur parasysh se peshon vetëm 645 kg. Shpejtësia maksimale është 80 km në orë.

Sa i përket çmimit, ai duhet të jetë më i ulët se konkurrenca në tregun e veturave elektrike. Ai pritet të jetë dy herë më i lirë se modelet Hyundai Ioniq Electric dhe Mini Cooper Electric Hardtop. /klix

{gallery}