Auto

Tesla paditet nga punonjësja për ngacmim seksual në vendin e punës

Foto: AP
 

Një punëtore në fabrikën e Tesla-s në Fremont të Kalifornisë, ka paditur kompaninë e drejtuar nga Elon Musk, duke e akuzuar atë për nënshtrimin e grave në "kushte makthi, të ngacmimit të shfrenuar seksual".

Jessica Barraza, një 38-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ngriti padinë të enjten në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, në Qarkun Alameda.