Porsche 911 Strassenversion është një bishë mjaft e rrallë, pasi vetëm rreth 20 njësi janë bërë me specifikat e veturave të garave GT1.
Ky model i ruajtur shumë mirë dhe me kilometrazh jashtëzakonisht të ulët, ofrohet për shitje në Japoni, me çmim prej 10.550.000 dollarësh, pa taksa.
Porsche GT1 Strassenversion i vitit 1998 është i ngjyrosur me të bardhë Fern, me anësore të zeza. Fenerët dhe dritat e pasme janë në stilin e gjeneratës “996” dhe vetura ka një trup të zgjatur me pajisje ekstreme aerodinamike.
Motori i tij 3.2-litërsh me dy-cilindra turbo me ftohje me ujë, është i akorduar për të prodhuar 710 kuaj fuqi, një rritje e konsiderueshme krahasuar me modelin standard 544 kuaj fuqi. Fuqia dërgohet në rrotat e pasme përmes një transmetimi manual. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 3.7 sekonda dhe maksimalen e ka të paraparë 310 km/h.
Gjëja e mahnitshme për këtë veturë të nxjerrë në shitje është se ka përshkuar vetëm 787 km, gjë që e bën atë edhe më të dëshirueshëm për koleksionistët e pasur.
Makina shitet nga James Edition përmes shtëpisë “BTC Auction Cars”. Megjithatë, edhe nëse shitet për 10.55 milionë dollarët e kërkuar, kjo nuk do të jetë Porsche më e shtrenjtë ndonjëherë. Titulli i takon veturës së garave të vitit 1971 917K, e cila ndryshoi pronar për mbi 14 milionë dollarë.
Shitja më e shtrenjta e një Porsche 911 GT1 Strassenversion është regjistruar më 2017, kur në ankandin Gooding & Company, modeli me 7.900 km të kaluar u shit për 5.665 milionë dollarë. \autoblog
