Auto

Bie për 25% regjistrimi i veturave të reja në Evropë

 

Regjistrimi i veturave në Evropë kanë rënë për më shumë se 25% në muajin shtator të këtij viti, për shkak të mungesës së furnizimit të automjeteve si pasojë e mungesës së vazhdueshme të gjysmëpërçuesve, treguan të dhënat e industrisë të premten.

Sipas njoftimit, regjistrimet e veturave të reja për pasagjer, kanë rënë për 25,2% në Bashkimin Evropian, në Britani të Madhe dhe në shtetet që janë pjesë e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), në krahasim me vitin e kaluar.