Auto

Gati 80% e veturave të shitura muajin e shkuar në Norvegji ishin elektrike

 

Me rritjen e kërkesës për modele mesatare të Teslas, gati 80 për qind e veturave të shitura muajin e shkuar në Norvegji, ishin elektrike.

Norvegjia është bërë udhëheqëse globale në kalimin nga veturat me djegie të brendshme në ato elektrike dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë e para në botë që ndalon shitjen e veturave me motorë benzinë dhe naftë deri në vitin 2025.