Auto

Tesla do të punojë me rregullatorët globalë për të garantuar sigurinë e të dhënave

elon musk, twitter, bordi i twitterit

Prodhuesi i veturave elektrike, Tesla, do të punojë me rregullatorët globalë për të garantuar sigurinë e të dhënave, ka thënë shefi ekzekutiv Elon Musk në Kongresin Botëror të Veturave të Energjisë së Re në Kinë.

"Me rritjen e shpejtë të teknologjive autonome të drejtimit, siguria e të dhënave të veturave po tërheq më shumë shqetësime publike se kurrë më parë", ka thënë Musk në një fjalim, duke shtuar se siguria e të dhënave nuk është përgjegjësi vetëm e një kompanie të vetme.

Veturat po pajisen me një grup gjithnjë e më të madh të sensorëve dhe kamerave për të ndihmuar shoferët. Por të dhënat që gjeneron një pajisje e tillë mund të përdoren gjithashtu nga prodhuesit për të zhvilluar teknologji të reja, të tilla si sisteme autonome të drejtimit, duke ngritur shqetësime për privatësinë dhe sigurinë, veçanërisht kur informacioni dërgohet jashtë vendit.

Prodhuesit e veturave në Kinë u kërkohet të ruajnë të dhënat e krijuara nga veturat në vend dhe duhet të marrin miratimin rregullator kur kanë nevojë të eksportojnë të dhëna kritike jashtë vendit.

Tesla, e cila po prodhon vetura në Shanghai, është nën shqyrtim në Kinë për ruajtjen dhe trajtimin e të dhënave të klientëve.