Auto

Citroen lanson C3-shin e ri vetëm për tregun e Indisë dhe Amerikës së Jugut

Citroen të enjten zbuloi modelin e ri të C3 të cilin planifikon ta lansojë në Indi dhe Amerikë të Jugut në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për të rritur shitjet në këto rajone.

C3 i ri është modeli i parë në një familje prej tre markash veturash, Stellantis, që synojnë tregun ndërkombëtar, i zhvilluar dhe prodhuar në Indi dhe Amerikën e Jugut. Modeli do të lansohet në ato dy rajone gjatë tre viteve të ardhshme, njoftoi Citroen.

Sidoqoftë, kompania nuk ka ndarë ende detaje për motorët që do të fuqizojnë modelin e ri dhe çmimi se sa do të kushtojë ky model.

Citroen është pjesë e grupit Stellantis i formuar nga bashkimi i dy veturave kryesore globale FCA dhe Groupe PSA.