Auto

Nissan GT-R s’do të shitet në Australi për shkak të rregullave të reja të shtetit

 

Edhe pse ka 14 vjet, GT-R (R35) nuk ka dhënë shenja të ngadalësimit. Nissani po vazhdon ta përditësojë superveturën në baza vjetore për ta mbajtur në treg. Së fundmi, këtë e ka bërë me modelin T-Spec, që megjithatë në Australi ia ka dhënë fundit të rrugës së veturës GT-R.

Nissanit s’do t’i lejohet shitja e asnjë veture nga 1 nëntori, për shkak të testeve shtesë për pjesët anësore të veturës. Këtu Nissan GT-R s’përmbush kriterin e përcaktuar nga Australia dhe vetura do të pensionohet nga ky treg pas 12 vjetësh në shitje.