Auto

Nissan Z i ri me më shumë fuqi

 

Nissani ka lansuar versionin e prodhuar të veturës së re sportive “Z”, me motor me 400 kuajfuqi e dizajn të inspiruar nga e kaluara.

I paralajmëruar në shtator, rivali i ri i Toyota Supras do të jetë gjenerata e shtatë e linjës Nissan Z. Ai do të dalë në shitje vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.