Auto

Shtohet numri i veturave të vjetra në SHBA

Descriptive Text

Mosha mesatare e veturave dhe kamionëve të lehtë amerikanë u rrit për 12.1 vjet gjatë vitit 2020, ndërsa amerikanët vozisnin më pak dhe shisnin më shumë automjete gjatë pandemisë së koronavirusit.

Firma që merret me kërkime të tilla thotë se rritja dy mujore në moshën mesatare të veturave mbi shifrën e vitit 2019, mund të jetë jetëshkurtër pasi shitjet e veturave të reja dhe të vjetra vazhdojnë të rriten, njofton Reuters.

Miljet e veturave të përdorura në SHBA-në ranë rreth 13 për qind në 2020-n, sipas IHS-së, ndërsa më shumë se 15 milionë vetura u braktisën.

Një normë e tillë e veturave të mbetura do bënte që mosha mesatare e veturës të bjerë. Mungesa e gjysmëpërçuesve gjithashtu ndërpreu prodhimin e veturave, duke rezultuar në inventarë më të ulët të shitësve.

IHS-ja njofton se faktorë të tillë mund të bëjnë që mosha mesatare e automjetit të ulët në 2021, pasi më shumë pronarë shesin ose tregtojnë automjetet e tyre të vjetra të përdorura.