Autoklubi norvegjez NAF ka vendosur të bëjë diçka që nuk është bërë deri më tash, të testojë shumë prej veturave elektrike në rrugë, ditë e kushte të njëjta deri në zbrazje të baterisë për të parë se cila do të përshkojë më shumë kilometra.
Gjithsej u testuan 21 vetura të markave të ndryshme dhe secili i vozit deri në fikje të motorit për mungesë të mbushjes së baterisë. Vozitja u kombinua në rrugë të qytetit, autostrada e rrugë dytësore.
Siç shkruan revista HAK, më së shumti impresionoi BMW iX3 të cilin test-vozitësit e drejtuan për 556.2 km para se të fikej motori. Kjo është 20 për qind më shumë se garancia që jep kompania për baterinë, apo 106 km. Por gjithsesi nuk është vetura me kilometrat më të shumtë të përshkuar.
Sipas të dhënave të NAF-it nga 21 modele, 18 prej tyre tejkaluan atë që kompanitë e japin si garanci për jetëgjatësinë e baterisë për një mbushje.
Tri modelet që nuk përmbushen garancitë e tyre janë Polestar 2, Citroen e-C4 dhe Xpeng G3, të cilat ranë në test, përkatësisht për 3.5 dhe 12 km.
Gjithsesi, vetura Tesla Model 3 Long Range u shpall fituese e përgjithshme pasi kaloi 654.9 kilometra. Pas saj u rendit Ford Mustanng Mach-E Long Range RWD me 617.9 km, e ne vendin e tretë vetura tjetër e Teslas, Model 3, me 614 km. Kjo edhe konfirmoi atë që tashmë pranohet nga shumëkush - dominimin e baterive të Teslas. \autoblog