Auto

Nissani nga viti i ardhshëm nuk do ta shesë në Evropë modelin Navara

 

Kompania japoneze Nissan ka kohë që ka paralajmëruar mbylljen e fabrikës së saj në Barcelonë dhe kjo nënkupton se nuk do të shesë më në Evropë modelin e saj, Navara.

Sipas Nissanit, kjo ka të bëjë me interesim gjithnjë e më të vogël për modelin “pick-up” në Kontinentin e Vjetër, ku vitin e shkuar u shiten gjithsej 116.280 njësi, njofton Automotive News.