Auto

Paralajmërohet për herën e parë Opel Astra i ri, konfirmohet versioni elektrik

Opel Astra i ri është paralajmëruar për herë të parë, me brendin e njohur automobilistik që ka konfirmuar se vetura e re do të jetë gjenerata e parë që do të jetë e elektrifikuar.

Kompania ka publikuar disa fotografi paralajmëruese të modelit, duke mos dhënë shumë detaje se si do të duket modeli i ri Astra.

Astra pritet të marrë sistemin e njëjtë sikur të modelit Mokka.

Përderisa s’është njoftuar për detajet e motorit të veturës, brendi ka konfirmuar shkurt se Astra e re do të jetë modeli i parë i cili do të ketë versionin elektrik, nëpërmjet platformës në të cilën është krijuar edhe Peugeot 308. Krahas modelit elektrik pritet që patjetër të vijnë modelet benzinë e dizelë, sikur edhe ai hibrid.

Detajet për modelin e ri do të shpalosen muajve të ardhshëm.

{gallery}