Volkswageni ka përditësuar modelin Tiguan Allspace, duke i dhënë modelit standard më shumë stil, pajisje ekstra të sigurisë dhe teknologji të nivelit të avancuar.
Gjiganti gjerman do të nisë pranimin e porosive këtë muaj, me porositë e para që do të dorëzohen në muajin tetor. Çmimi, sipas brendit gjerman, do të jetë rreth 36 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërditësimet kozmetike përfshijnë aliazhet e rrotave 18-inç, drita Matrix, kofano më të fryrë e grilë të re. Blerësit mund të zgjedhin edhe dy lloje ngjyrash, të bardhë dhe të kuqe.
Modeli i përditësuar peshon 2.5 tonë.
Në brendi, vetura e re ka marrë mbulesa të reja të veturave, panele të reja të dyerve, kontrollues të rinj të klimës e ekrane digjitale me butonë të veçantë.
Përditësimi sjell edhe asistentin e ngasjes që mund të marrë kontrollin e ngasjes dhe frenimit në shpejtësi deri në 200 kilometra për orë.
Gama e motorëve është thuajse identike me modelin standard. Motorët benzinë nisin me versionin 1.5-litërsh me katër cilindra, me 148 kuajfuqi. Mbi të është modeli 2.0-litërsh me 187 dhe 242 kuajfuqi e me marsh automatik me shtatë shpejtësi dhe sistem të tërheqjes me katër rrotë.
Blerësit mund të zgjedhin edhe dy modele dizelë, me 2.0-litra në motor, por me 148 respektivisht 197 kuajfuqi.
Ekziston edhe modeli hibrid, që përdor motorin 1.4-litërsh benzinë dhe një motor elektrik.
{gallery}