Auto

VW-ja pret që mungesa e çipave të frenojë prodhimin e veturave

FOTO: AP
 

Marka kryesore e veturave të Volkswagen AG pret që mungesa globale e çipave të frenojë prodhimin e veturave në muajt e ardhshëm, por prodhimi i veturave elektrike aktualisht nuk ndikohet nga ngërçet e furnizimit.

Mungesa e çipave mund të fillojë të lehtësohet në gjysmën e dytë të vitit, ka thënë shefi i markës së VW-së, Ralf Brandstaetter për DPA në një intervistë të shtunën. Kompania ka në plan të kompensojë prodhimin e humbur sa më shumë që të jetë e mundur gjatë vitit.