Auto

Volkswagen ID.4 – vetura më e mirë e vitit 2021

 

Volkswagen ID.4 është zgjedhur vetura më e mirë e vitit 2021 në ceremoninë “World Car Awards”, nga një juri prej 93 gazetarëve nga 28 shtete.

Suksesi i fundit i Volkswagenit në këtë garë shënon herën e pestë që brendi ka fituar çmimin kryesor, pas Golfit më 2019 dhe 2013, Polos më 2010 dhe up! më 2012.