Auto

Aksidentohet vetura pa shofer e Teslas, dy persona humbën jetën

Aksidentohet vetura pa shofer e Teslas, dy persona humbën jetën
 

Dy persona humbën jetën në Texas, teksa udhëtonin me një veture Tesla, pas një aksident ku policia thotë se asnjë prej viktimave nuk ndodhej në ulësen e shoferit.

Vetura po ecte me shpejtësi maksimale në Houston kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, për të shpërthyer më pas në flakë.