Auto

Citroeni vjen me modelin e ri C5 X më 19 prill

Prodhuesi i veturave, Citroen, ka paralajmëruar modelin e ri që do të dalë në shitje shumë shpejt, i quajtur CX 5, që sipas kompanisë, do të kombinojë atributet më të mira të një veture hibride, elektrike dhe një kamionçine.

C5 X, modeli i ri kryesor i markës, do të debutojë në shfaqjen automobilistike të Shangait, i cili hapet përmes një konference për shtyp më 19 prill.

Vetura do të dalë në shitje në gjysmën e dytë të vitit në Kinë dhe në Evropë. Ai do të ndërtohet në një fabrikë të përbashkët Stellantis-Dongfeng në Chengdu dhe do të jetë në dispozicion si me benzinë, ashtu edhe hibride. Çmimi nuk është bërë i ditur.

C5 X mund të ndihmojë Citroenin t'i japë fund gjashtë viteve të rënies së shitjeve në Kinë.

C5 X është me të njëjtin plan si Peugeot 508 L, një version i rrallë në Kinë, me shumë hapësirë ​​për pasagjerët në sediljen e pasme.