Auto

Për pak javë, francezët do të mund të marrin me qira veturë elektrike për 5 euro në ditë

Për pak javë, francezët do të mund të marrin me qira veturë elektrike për 5 euro në ditë
 

Bashkëpunimi midis zinxhirit të njohur të supermarketeve në Francë E.Lecerlc dhe Renault Group, tashmë ka dhënë frytet e para, katër muaj pas firmosjes së marrëveshjes midis dy gjigantëve francezë.

Shumë shpejt, klientët e E.Leclerc do të mund të marrin me qira veturat elektrike Dacia Spring për vetëm pesë euro në ditë, pa llogaritur këtu shpenzimet dhe mirëmbajtjen.