Konfirmohet ndryshimi i emrit të Volkswagenit në SHBA

Konfirmohet ndryshimi i emrit të Volkswagenit në SHBA
Duke konfirmuar raportimet e mëhershme, Volkswageni ka bërë të ditur se Voltswagen do të jetë emri i brendit për Amerikë. Ndryshimi do të ndodhë në muajin maj.
“Do ta ndryshojmë shkronjën K për T, por ajo që s’do të ndryshojë është vendosmëria e brendit për të prodhuar veturat më të mira për shoferët kudo”, ka thënë presidenti dhe shefi ekzekutiv i Voltswagenit në Amerikë, Scott Keogh. Sipas tij, brendi është duke kaluar drejt të ardhmes elektrike.
Brendi Voltswagen ka nisur menjëherë me reklamime në uebfaqe e rrjete sociale.
Volkswageni po e ndryshon emrin
Volkswageni në Amerikë do të ndryshojë emrin në Voltswagen në muajin prill, sipas një njoftimi për media të lëshuar në uebfaqen e prodhuesit të njohur të veturave. Kompania megjithatë ka fshirë shpejt dokumentin.
Duke marrë parasysh kohën e ngjarjes, pritej që kjo të lidhej me 1 prillin – Ditën e Gënjeshtrave. Por, një burim brenda kompanisë ka shpalosur për “Automotive News” se kjo s’ishte thjesht mashtrim.
Ndërsa një tjetër burim për “USA Today” ka thënë se ndryshimi do të jetë i përhershëm.
Kompania s’ka lëshuar detaje.
Emri i ri, Voltswagen, lidhet kryekëput me planet e kompanisë për të avancuar kah teknologjia e veturave elektrike.
S’dihet se kur do të ndodhë ndryshimi i emrit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shitjet e veturave në Evropë rriten 63% në mars, tregu rimëkëmbet ngadalë

Ferrari në vitin 2025 do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike

Mercedes-Benzi i parë tërësisht elektrik vjen në treg në vitin 2022

Mungesa e çipave po ngadalëson rikuperimin financiar në sektorin e veturave

Ford Mustang, vetura sportive më e shitur më 2020

Honda bën gati gjeneratën e re të modelit Civic

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

BE-ja planifikon të heqë dorë tash për tash nga norma rigoroze Euro 7

Volkswageni arrin marrëveshje për pagat me sindikatën IG Metall

David Beckham bën manovra të guximshme me Maserati

Kompania kinezo-amerikane Wuling paralajmëron SUV të ri
