Auto

Mazda prezanton veturën e saj të parë tërësisht elektrike

Descriptive Text

Kompania e prodhimit të veturave, Mazda, ka prezantuar veturën e saj të parë tërësisht elektrike të quajtur “MX-30 EV”.

Dizajnimi i saj është një nga gjërat më të komentuara nga adhuruesit e këtyre veturave. Megjithatë, sipas ekspertëve, ka shumë gjëra të panevojshme në veturën e parë tërësisht elektrike të Mazdas, siç është një bosht i helikës midis sediljeve të pasme.

Ndërsa konkurrentët janë duke bërë që dyshemetë e veturës të jenë sa më të sheshta, vetura tërësisht elektrike e Mazdas do ta ketë një gungë të panevojshme në ambientet e brendshme të veturës.

Gjithsesi, Mazda nuk planifikon të ndryshojë ndonjë gjë dhe lansimi në treg i kësaj veture pritet të bëhet gjatë këtij viti në kryeqytetin japonez, Tokyo.

Ende nuk dihet çmimi i saj.