Auto

Audi publikon fotografi të interierit të modelit Q4 e-tron

Audi ka publikuar disa fotografi të modelit Q4 e-tron duke zbuluar detaje të interierit në modelin elektrik.

Është e qartë që premtimi i Audit për konceptin Q4 e-tron do të jetë i njëjtë sikur kur modeli të dalë në treg gjatë verës. Shumë linja prodhimi dallojnë nga konceptet, por kjo duket se s’do të ndodhë tek Audi.

Q4 e-tron është i gjatë 4.59 metra, 1.86 i gjerë dhe 1.6 i lartë. Ajo do të ketë hapësirë të mjaftueshme dhe renditet me madhësi mes modeleve Q3 dhe Q5.

I kombinuar me interier “të mençur”, Audi thotë se hapësira është e mjaftueshme për të rivalizuar brendet e tjera të njohura.

Në pjesën e përparme ka kontrollues multifunksionalë që funksionojnë me ndjeshmërinë e të prekurit. Në pjesën e pasme ka ekrane të mëdha digjitale.

Ende s’dihen detajet e motorëve, por pritet që modeli të ketë rreth 300 kuajfuqi të nxjerra nga motorët elektrikë. Kjo pritet t’i mjaftojë që modeli të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për më pak se gjashtë sekonda.

Do të ketë modele edhe më “të dobëta”, me rreth 201 ose 170 kuajfuqi.

Q4 e-tron do të lansohet javëve në vijim, e verës do të dalë në shitje me çmim mbi 40 mijë euro.

{gallery}