Auto

Volkswageni paralajmëron modelin e ri me të cilin do të vendosë standarde të reja

Volkswageni paralajmëron modelin e ri me të cilin do të vendosë standarde të reja
 

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka publikuar një skicë me të cilën paralajmëron projektin e ri të quajtur “Trinity”. Sipas këtij prodhuesi, “Trinity” do të jetë modeli i ardhshëm më i madh elektrik i cili do të vendos standarde të reja në lidhje me gamën, shpejtësinë e mbushjes së baterive si dhe me softuer.

Bazuar në skicën, duket se “Trinity” do të vijë në formë “Fastback”, ngjashëm me konceptin I.D. Vizzion që është prezantuar para disa vjetësh.