Auto

Volkswagen në Gjermani nuk po arrin të përmbush kërkesat e klientëve për veturën hibride Golf

Volkswagen në Gjermani nuk po arrin të përmbush kërkesat e klientëve për veturën hibride Golf
 

Fabrika më e madhe e Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, po lufton për të përmbushur kërkesat e klientëve për modelin Golf për shkak të mungesave të qelizave të baterisë për versionet hibride dhe përbërësit gjysmëpërçues, njofton Bloomberg.

VW ka 93 mijë kërkesa për llojin e veturës hibride Golf, që përkthehet në vëllim prodhimi prej më shumë se katër muaj, sipas Bernd Osterloh, i cili përfaqëson punëtorët në bordin mbikëqyrës të grupit VW.