Auto

“Renault” raporton për 8 miliardë euro humbje si pasojë e COVID-19

Kompania franceze e prodhimit të veturave “Renault” ka raportuar për 8 miliardë euro humbje për vitin 2020 si pasojë e pandemisë me koronavirus.

Sipas njoftimeve, virusi ka lënë pasoja edhe tek partneri japonez i kësaj kompanie, “Nissan”.

“Renault” ishte tashmë duke e marrë veten nga humbja prej 141 milionë eurove gjatë vitit 2019 por pandemia e ka goditur ende më shumë, raportojnë mediat e huaja.

Kjo kompani është themeluar në vitin 1899 dhe prodhon çdo vit lloje të ndryshme të veturave duke përfshirë këtu edhe kamionë, traktorë e autobusë.