Auto

Fordi do të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030

Fordi do të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030
 

Fordi është duke shikuar mundësinë që deri në vitin 2030 të gjitha makinat në Evropë t’i ketë elektrike.

Kompania amerikane e veturave ka bërë të ditur se do të shpenzojë deri në 1 miliardë dollar në riorganizimin e fabrikës që ka në Cologne të Gjermanisë, shkruan AP. Po ashtu, kjo fabrikë do të jetë baza e prodhimit të baterisë që përdor edhe Volkswageni, ka thënë Stuart Rowley, president i Fordit për Evropën, gjatë një konference online.