Auto

Spiunohet gjatë testimit Audi A8 L 2022 gjatë testimit, rivali i Maybachit të Mercedesit

Është spiunuar modeli i ri 2022 i Audi A8 L gjatë testimit në terrene bore.

Sipas tipareve të vërejtura në fotografit e spiunuara, ky model duket të jetë A8 L super sportiv me motor W12.

Ky model i përshkuar si “prestigjioz e veçanërisht luksoz” nuk duket nga jashtë të jetë më ndryshe se sa modeli i tanishëm i A8 L, po kjo është për shkak se shumica e përditësimeve të tij do të jenë brenda kabinës.

Besohet se Audi A8 L do të vijë me rrota unike, e të jetë super luksoz nga brenda pasi kjo kompani me këtë model pret që të rivalizojë Mercedes Maybach S-Class, i cili nga jashtë nuk dallon shumë nga modeli standard i S-Classit.

{gallery}