Auto

Tesla Model 3 përshkon 576 km rrugë pa ndihmën e shoferit

Tesla Model 3 është vetë-vozitur nga Los Angelos deri te Silicon Valley pothuajse pa asnjë intervenim nga njeriu.

Tesla Model 3 gjatë përshkimit të 576 kilometrave rrugë ka pasur një shofer në rast se do të ndodhte ndonjë e papritur e të cilit i është dashur që të mbushë veturën me rrymë njëherë gjatë gjithë rrugës.

Entuziasti i veturave Tesla i cili është edhe krijues i videove në youtube, ‘Whole Mars Catalog’ udhëtimin e tij 6 orësh e ka bërë në një video 15 minutëshe të përshpejtuar.

Ai ka thënë se mos intervenimi i tij gjatë vozitjes ka provuar “se kjo është më shumë se sa fat. Softueri i tyre sa vjen e përmirësohet”.

Ai ka shpjeguar se i është dashur që të ndalet vetëm njëherë për të mbushur veturën në qytetin Kettleman, që i bie diku nga mesi i rrugës që ai ka përshkuar.

“Fakti që ka përshkuar gjithë këtë rrugë pa asnjë intervenim njerëzor, sugjeron që kjo është diçka më shumë se sa vetëm fat”, ka thënë ai.

WMC ka vozitur prototipin e njëjtë të Teslas nga San Francisco deri në Los Angeles në dhjetor të vitit të kaluar, me shumë pak intervenime.

“Softueri është duke u përmirësuar shumë. Vozitja ishte shumë më e mirë se e kaluara, megjithëse prapë ka pasur shumë gabime dhe ka vend për përmirësime”.