Lamborghini ”Diablo”, një nga makinat më ikonike në historinë e modeleve të saj super-sportive, feston 30-vjetorin.
Historia e asaj që më vonë do të njihej si”Diablo”, nisi në vitin 1985, me emrin e projektit ”kodi 132”, me synimin për ta vendosur në krye të markës së Lamborghinit.
Linja është rezultat i një projekti nga Marcello Gandini, që më pas u rishikua pjesërisht nga qendra e stilimit ”Chrysler”, e cila në ndërkohë u bë aksionari shumicë te Lamborghini.
”Lamborghini ‘Diablo’ me një shpejtësi maksimale prej 325 km/h është zyrtarisht makina më e shpejtë e shitur në botë”, theksoi kompania.
Modeli ”Diablo” u prodhua më së shumti nga të gjithë modelet e Lamborghinit - 2.903.
Mbeti në prodhim deri më 2001, kur u pasua nga ”Murcielago”. \ a2news