Auto

Quebecu parashikon ndalimin e shitjes së veturave me motor termik në 2035

Quebecu parashikon ndalimin e shitjes së veturave me motor termik në 2035

Montreal, 18 nëntor – Shitja e veturave të reja me motor termik do të ndalohet në Quebec më 2035, njoftoi dje qeveria e rajonit kanadez, që parashikon elektrifikimin e transportit për të reduktuar gazin me efekt serrë.

“Është realiste të parashikosh vitin 2035”, deklaroi François Legault, kryeministër i rajonit tëdytë më të populluar të Kanadasë duke zbuluar një plan për reduktimin me 37,5% të emetimeve të gazit me efekt serrë (GES) të Kebekut deri në 2030 në raport me nivelin e tyre të vitit 1990.