Gjiganti gjerman Volkswagen në fund të verës nisi dorëzimin e automobilave elektrikw të modelit të parë të gjeneratës së re, te blerësit.
Deri më tash i ka dërguar “nëpër adresa” 14.000 automobila, derisa qysh tash ka edhe 24.000 porosi.
Në Volkswagen janë të lumtur me shitjet fillestare, me gjithë shtyrjen e këtij procesi për shkak të problemeve softverike.
VW-ja për këtë është dashur që blerësve t’u shesë automobila me funksione të shkyçura, derisa t’i rregullojë ato.
Kompania na Wolfsburgu e sheh modelin ID.3 si Golf të epokës së re.
Volkswageni ka investuar shumë në zhvillimin e automobilave elektrikë, siç janë ID.3 dhe SUV ID.4 si dhe modeli i paralajmëruar ID.Buzz.
Sipas planit, është paraparë që në këtë industri deri më 2024, kompania të investojë 33 miliardë euro.