Auto

Dacia Spring lansohet si vetura më e lirë elektrike në Evropë

Dacia Spring lansohet si vetura më e lirë elektrike në Evropë

Kompania e njohur e automobilave, Dacia ka lansuar modelin Spring që konsiderohet modeli më i lirë elektrik në Evropë, me çmim më pak se 22 mijë euro, kur të dalë në treg në pranverën e vitit 2021.

Modeli që është identik sikur koncepti Spring Electric i shfaqur së pari në muajin mars është një veturë SUV me që ka ngjashmëri të mëdha me Renault Kwidin që shitet në Kinë. Vetura për qytet është më e gjerë se një Volkswagen up! dhe vjen me motor elektrik me 43 kuajfuqi, raporton "Auto-Express".