Auto

Anulohet për shkak të COVID-19 Panairi i Automjeteve 2021 në Bruksel

Anulohet për shkak të COVID-19 Panairi i Automjeteve 2021 në Bruksel

Bruksel, 14 tetor - Një ndër panairet më të rëndësishme të botës për automjete, Panairi i Automjeteve në Bruksel, nuk do të organizohet në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Në deklaratën me shkrim nga organizatorët e panairit, siç transmeton ATSH, theksohet se panairi që planifikohej të zhvillohet mes 15-24 janar 2021 është anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.